Eksperti amerikan: Shqipëria po sulmohet, propagande dhe dezinformim kundër investimeve
Dritare.net

Euronews bisedoi me Christopher S. Hyland, një ekspert amerikan i sigurisë dhe diplomacisë.
”Nuk ka dyshim që në Shqipëri sot po ndodh një luftë hibride. Por së pari duhet të kuptojmë se çfarë është lufta hibride? Është përdorimi i shumë elementëve, të tilla si lufta kibernetike, disinformimi, gërryerja ekonomike, taktika të sabotazhit dhe shumë elementë të tjerë për të dëmtuar në një situatë të caktuar. Në rastin e Shqipërisë janë pyetje të sinqerta të justifikueshme që janë bërë nga qytetarë të të gjitha llojeve, por ato pyetje, me ndihmën e luftës hibride, luftës kibernetike dhe të gjithë ata personazhet dashakeqës, që i kryejnë këto, ato po shndërrohen në çështje dhe situata që, thënë hapur, janë të tmerrshme. Një shembull i qartë është ai refreni që është përsëritur në media: “Shqipëria është vetëm për shqiptarët”! Kjo është shumë e ngjashme me thënien e përdorur nga komunistët shumë dekada më parë për vendosjen e njërës prej diktaturave më brutale,që kishte parë ndonjëherë Evropa. Dhe ajo diktaturë ishte pikërisht në Shqipëri. Pra jemi në një situatë shumë të rrezikshme, nës disa prej personaliteteve që po shfaqen në ekranet e televizorëve në Evropë dhe në Amerikë janë individë realë, të cilët në fakt po mbrojnë rikthimin e regjimit komunist shtypës. Mos u gaboni. Dua të përsëris. Po, ka shqetësime lidhur me mjedisin. Po e përsëris: po, ka shqetësime për ruajtjen e mjedisit.
Por t’i transformosh ato në sloganin “Shqipëria vetëm për shqiptarët”, t’i shndërrosh në thirrje kundër investimeve në Shqipëri dhe të fillosh të kritikosh, apo të veprosh me paragjykim ndaj besimeve fetare të individëve që janë partnerë në një investim prej katër miliardë dollarësh në Shqipëri, është jashtëzakonisht e rrezikshme. Ajo që kemi parë gjatë gjithë shekullit XX, veçanërisht me nazistët, fashistët dhe komunistët, është se këto grupe, sapo marrin pushtetin, thjesht shkatërrojnë. Nuk ka gëzim, nuk ka dashuri. Dhe kjo është shumë e rëndësishme, sepse Shqipëria po përballet aktualisht me një sulm propagandistik dhe të luftës hibride që është shumë i rrezikshëm për vetë mbijetesën e shoqërive të lira, demokratike dhe me ekonomi të përzier”perfundoi Hyland