Na ndiqni edhe në

Moti

Si do jetë moti këtë fundjavë!

Fundjava pritet të sjellë mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin e Shqipërisë, duke krijuar kushte ideale për plazh dhe aktivitete në natyrë. Sipas parashikimeve meteorologjike, dita e shtunë do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm, me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit dhe vranësira të pakta kalimtare në zonat malore. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 31-33 gradë celsius në zonat e ulëta, ndërsa në bregdet moti do të jetë i ngrohtë dhe i favorshëm për pushuesit.

Edhe dita e diel do të vijojë me kushte të ngjashme atmosferike. Dielli do të dominojë në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në orët e pasdites nuk përjashtohen vranësira të lehta në zonat verilindore dhe malore. Reshjet e shiut pritet të jenë të pakta dhe të izoluara./K.C/dritare.net