
Hapet Bypass-i i Tepelenës, Rama: Panoramë fantastike për udhëtarët!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren i Infrastrukturës Belinda Balluku, kanë marrë pjesë në inaugurimin e Bypass-it të Tepelenës 1.8 kilometra, që lidh segmentet rrugore Levan- Tepelenë dhe Tepelenë- Gjirokastër- Kakavijë.
Rama shkruan në Facebook se, bypassi-i është një vepër tjetër e rëndësishme e infrastrukturës kombëtare që ofron një panoramë fantastike për udhëtarët.
"Hapet bypass-i i Tepelenës dhe kjo vepër tjetër e rëndësishme e infrastrukturës kombëtare vihet në shërbim të qytetarëve e të sipërmarrjes.
I trashëguar ndër dekada si një shteg buzë kalasë së Ali Pashës, sot segmenti që lidh dy segmentet e rëndësishme rrugore, Levan-Tepelenë dhe Tepelenë -Gjirokastër-Kakavijë, ofron dhe një panoramë fantastike për udhëtarët, si edhe një hapësirë të re lëvizjeje për këmbësorët, duke e fuqizuar më tej ofertën e Tepelenës turistike", shkruan Rama./E.B-dritare.net

















