Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Diell përvëlues në gjithë vendin. Njihuni me parashikimin e motit!

Diell përvëlues në gjithë vendin. Njihuni me parashikimin e

Moti në vendin tonë këtë të enjte paraqitet i kthjellët dhe me diell në pjesën më të madhe të territorit. Temperaturat kanë nisur të rriten ndjeshëm që në orët e para të mëngjesit, duke shënuar 18°C në orën 07:00 dhe duke vijuar në ngjitje gjatë gjithë paradites.

Sipas parashikimeve, kulmi i nxehtësisë pritet rreth orës 13:00, ku termometri në Tiranë dhe zonat e ulëta do të arrijë deri në 34°C. Pasditja do të vijojë me mot të kthjellët dhe temperatura të larta, ndërsa në orët e mbrëmjes priten kthjellime të alternuara me vranësira të lehta dhe temperatura që zbresin gradualisht në 24–27°C.

Në zonat malore, moti do të jetë më i freskët, por gjithashtu me diell, me temperatura që nuk do të kalojnë 29°C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, ndërsa nuk parashikohen reshje në asnjë rajon të vendit.

Moti i qëndrueshëm dhe me diell pritet të vijojë edhe në ditët në vijim, duke sjellë kushte ideale për pushuesit në zonat bregdetare dhe turistike të vendit./E.P-dritare.net