Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dhuna nga Rrajat plagosje e lehtë, Ben Andoni: Lajm i keq për drejtësinë!

Dhuna nga Rrajat plagosje e lehtë, Ben Andoni: Lajm i keq për

Skenat e sulmit të anëtarëve të fisit Rraja ndaj Jashar e Bilbil Majës më 6 korrik të këtij viti, kanë rezultuar plagosje e lehtë, sipas aktit të ekspertimit mjeko-ligjor. Por raporti i ekspertit Elton Serani që e cilësoi dhunën e fisit Rraja ndaj dy banorëve të Borizanës si plagosje e lehtë, nuk e ka bindur prokurorinë ndaj ka vendosur përsëritjen e ekspertizës.

Ben Andoni i ftuar në Intervistën e Ditës në Dritare TV, tha se për të ky ka qenë lajmi më i keq i këtyre ditëve, që hedh poshtë çdo përpjekje që drejtësia të prevalojë në vendin tonë.

“Situata e Rrajave është një pasqyrë e shtetit tonë. Nuk besoj se drejtësia do të bëjë akte madhore. E shoh që vendi ynë e ka të vështirë të bëhet shtet. Për mua ka qenë lajmi më i keq i këtyre ditëve. Janë fakte që hedhin poshtë të gjitha argumentet. Ne mund të flasim çdo ditë për zhvillimin e vendit por janë faktet që i hedhin poshtë ato. Dhe drejtësia ka ende punë. Ky rast e tregoi”, u shpreh Andoni në Dritare TV./L.F-dritare.net