Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

David McAllister: Çështja e Belinda Balluku jo vetëm përgjegjësi juridike, por edhe politike

David McAllister: Çështja e Belinda Balluku  jo vetëm

Kreu i Komisionit të Jashtëm të Parlamenti Europian, David McAllister, ka reaguar për çështjen që lidhet me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, duke konfirmuar se është në dijeni të saj dhe se tema është diskutuar edhe gjatë takimeve zyrtare.

Ai theksoi se nuk është në pozicion për të komentuar në detaje rastin, por nënvizoi se situata nuk duhet parë vetëm në aspektin juridik.

“Kjo çështje ka pasur vëmendje gjatë takimeve që kemi pasur. Nuk jam në pozicion për ta komentuar, por nuk është thjesht një çështje ligjore — është edhe çështje përgjegjësie politike që duhet të zgjidhet nga qeveria shqiptare,” u shpreh McAllister.
Deklarata e tij vjen në një moment kur çështja ka marrë vëmendje publike dhe politike, duke shtuar presionin për sqarime institucionale. Komentet e zyrtarit europian sinjalizojnë se zhvillimet po ndiqen edhe në nivel ndërkombëtar për rastin në fjalë./L.F-dritare.net