
Daut Gumeni: Universitetet po nxjerrin analfabetë! Reforma në arsim e domosdoshme!
E Mërkurë 25 Tetor 2023, 20:08
Dritare.net
Duhet një reformë e thellë në arsim! Kështu u shpreh poeti i njohur Daut Gumeni për gazetarin Dritan Hila në emisionin Shqip në DritareTv. Zoti Gumeni u shpreh se është një fatkeqësi e madhe se sot po nxirren analfabetë jo vetëm nga shkollat fillore, por edhe nga universitetet. Kemi presidentë e ministra që nuk dinë të flasin, thotë Gumeni.
“Do të ishte mirë që reforma në drejtësi të shtrihej edhe në fusha të tjera. Për shembull të shtrihet në një reformë të thellë në arsim. Jemi duke nxjerrë analfabetë, jo vetëm nga shkollat fillore, por edhe nga universitetet. Është fatkeqësi e madhe kjo. Se po i thonë këmbës dorë disa ministra, e presidentë këtu në Shqipëri.”, u shpreh Gumeni ndër të tjera./K.C/dritare.net

















