
Rama në Tiranë: PS-ja sot si PD-ja në 1992-shin! Më 11 maj 1 milion vota!
Dritare.net
Kreu i Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama prezantoi pasditen e sotme kandidatët për qarkun e Tiranës. Gjatë fjalës së tij kryeministri u shpreh se shqiptarët duhet t'i japin një mesazh Bashkimit Evropian, që PS-ja nuk lëviz nga qeveria dhe çdo votë e hedhur për opozitën është në dëm të Shqipërisë.
"Hedhja e votës kudo tjetër veçse tek ajo e PS-së, numri 5 është ta çosh votën kot. PS është sot në vendin e kohën e duhur, si PD në 1992...Këneta nuk ka shans të fitojë, por dobëson mesazhin që Shqipëria jep më 11 maj’ për Europën. Ku ta çosh në kënetë? Apo moçale që janë të gjithë kushërinj me kënetën? Çfarë kuptimi ka kjo. Është vetëm një votë për të bërë krahasim. Gjyshërit morën pushkën e lanë kockat për lirinë. Ty nuk të kërkohet të lësh kockat, por bufin e kënetës ta lësh në fatin e vet dhe me votën tënde ti buzëqeshësh fatin europian të Shqipërisë. 11 Maji duhet të jetë i tillë, që kur ne të tjerët të numërojmë 1 milionë votat, në 12 Maj të gjithë të vazhdojnë punën qetësisht që mos të ketë luhatje çfarë do bëhet.", tha Rama./K.C/dritare.net

















