
Formacionet zyrtare/ Shqipëria nis rrugëtimin për Kupën e Botës 2026!
Dritare.net
Shqipëria nis rrugëtimin e saj për në Botërorin 2026, ku në ndeshjen e parë luan përballë Anglisë në Wembley, e vlefshme për Grupin K në Kualifikueset Evropiane. Kuqezinjtë vijnë me disa mungesa në këtë takim, teksa braziliani Sylvinho ka hedhur në fushë Starkoshën, Balliun, Gjimshitin, Ajetin dhe Alijin. Në mesfushë janë vendosur treshja e përhershme me ramadanin, Asllanin dhe Laçin, ndërsa Bajrami dhe Asani do të mbështesin Myrto Uzunin në qendër të sulmit.
Nga ana tjetër, formacioni i parë i Thomas Tuchel në krye të “Tre Luanëve” është kështu: Pickford në portë; Walker, Konsa, Burn dhe Lewis-Skelly në mbrojtje. Mesfusha përbëhet nga Rice, Jones dhe Bellingham, ndërsa Foden dhe Rashford do të mbështesin Kane në sulm.
Drejtësi në këtë takim do të vendosë spanjolli Alejandro Hernández, i cili do të ndihmohet nga bashkëkombësit e tij José Naranjo, Diego Sánchez Rojo dhe Alejandro Muñiz Ruiz në fushë dhe në VAR Cesar Soto Grado e Valentín Gómez.
FORMACIONET ZYRTARE:
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Gjimshiti (C), Ajeti, Aliji, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Bajrami, Uzuni.
Trajner: Sylvinho./K.C/dritare.net

















