
Covid/ 957 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit!
Dritare.net
Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë kryer 2418 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 957 qytetarë.
Këta qytetarë janë të shpërndarë përkatësisht në këto bashki: 289 në Tiranë, 48 në Lushnje, 45 në Fier, 38 në Durrës, 36 në Vlorë, 31 në Elbasan, 29 në Divjakë, 28 në Gjirokastër, 27 në Shkodër, 26 në Kurbin, 25 në Sarandë, 23 në Lezhë, 22 në Korçë, 21 në Kavajë, 20 në Himarë, 16 në Dimal, 14 në Kamëz, nga 13 qytetarë në Tepelenë, Pogradec, nga 12 qytetarë në Malësi e Madhe, Skrapar, nga 11 qytetarë në Maliq, Berat, Prrenjas, nga 10 qytetarë në Krujë, Dibër, Mat, nga 9 qytetarë në Mirditë, Mallakstër, Peqin, nga 8 qytetarë në Selenicë, Kuçovë, 7 në Patos, nga 6 qytetarë në Vorë, Delvinë, Librazhd, nga 5 qytetarë në Përmet, Devoll, nga 4 qytetarë në Tropojë, Shijak, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Kukës, Libohovë, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Pukë, Fushë Arrëz, Roskovec, nga 1 qytetar në Has, Gramsh.
Aktualisht janë 6,927 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin. Ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 21 pacientë. Gjithashtu në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Deri më tani janë shëruar 1010 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 308,145 që nga fillimi i epidemisë.M.K/dritare.net

















