Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bullgaria triumfon në Eurovision, Shqipëria renditet në vendin e 13-të

Bullgaria triumfon në Eurovision, Shqipëria renditet në vendin e
Bullgaria u shpall fituese e “Eurovision 2026”, pasi rrëmbeu mbështetjen më të madhe nga publiku dhe juritë profesioniste në finalen e madhe të zhvilluar mbrëmjen e 16 majit.

Shqipëria, e cila nën përfaqësimin e Alis Kallaçit me këngën “Nan”, arriti të siguronte finalen, mori në total 145 pikë duke u renditur kështu në vendin e 13-të.

Rekordi më i mirë i Shqipërisë në historinë e Eurovisionit vazhdon të mbahet nga Rona Nishliu. Në vitin 2012, ajo arriti të siguronte vendin e 5-të me këngën “Suus”, duke hyrë në histori si artistja e vetme shqiptare që e ka çuar vendin në Top 5 të Eurovizionit./K.C/dritare.net