Pas divorcit humba veten! Rrëfimi prekës i Gaqo Apostolit!
Dritare.net

“Politika është detyrë, poezia është nevojë.” Kështu shprehet Gaqo Apostoli në një rrëfim të gjatë dhe emocional, ku hap zemrën për jetën, artin, kujtimet e fëmijërisë dhe dhimbjet personale që e kanë shoqëruar ndër vite.
Shiko emisionin e plote:
Apostoli rikthehet pas në kohë, duke treguar për Korçën e dashur, serenatat, poezitë e para dhe lidhjen e fortë me muzikën që sipas tij, e ka mbajtur gjallë në momentet më të vështira të jetës. Ai rrëfen se arti ka qenë streha e shpirtit të tij, sidomos në periudha të errëta emocionale.
“Jam nostalgjik dhe melankolik… Korçën e adhuroj”, thotë Apostoli, ndërsa kujton vitet e fëmijërisë mes Korçës, Gjirokastrës dhe më pas Tiranës.
Në bisedë, ai ndalet edhe te pasioni për poezinë dhe muzikën, duke zbuluar se poezinë e parë e shkroi që në klasën e pestë, ndërsa këngët italiane dhe serenatat korçare u bënë pjesë e pandashme e jetës së tij artistike.
Gaqo Apostoli rrëfen me emocione edhe për marrëdhënien me poetë e artistë të njohur si Mimoza Ahmeti dhe Dritëro Agolli, duke treguar se ishte pikërisht Dritëroi ai që e shtyu të botonte librin e tij të parë me poezi.
“Libri mbetet”, i kishte thënë Dritëroi, një fjali që Apostoli thotë se nuk do ta harrojë kurrë./E.P-dritare.net