Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Braçe: Kostot e lejes për ndërtimin e një shtëpie në fshat, janë një dhomë më pak!

Braçe: Kostot e lejes për ndërtimin e një shtëpie

Të ndërtosh një shtëpi në fshat sot është më e vështirë. Kjo për disa arsye dhe disa prej tyre zëvendëskryeministri i vendit Erion Braçe i listoi në një postim në rrjetet sociale. Mbi të gjitha kostoja e ndërtimit të një shtëpie në fshat shtohet për shkak të procedurave dhe lejeve përkatëse në institucionet shtetërore. Zëvendëskryeministri përmes një krahasimi shkruan se për një shtëpi rreth 150 metra katrorë, që është e zakontë për fshatin, kostot arrijnë deri në 80 mijë lekë. Sa kostoja e një dhome. Ja postimi i plotë i Braçes:

Braçe: Kostot e lejes për ndërtimin e një shtëpie

“Shtëpia ne fshat si “ndërtim pa leje”! e kushtueshme prej burokracise; nje dhome me pak! Epasigurt prej burokracise! Po flas per shtepi ne fshat, tamam ne fshat; asfare ne fshatra ne vijën bregdetare, thjesht ne fshat dhe PER STREHIM! Shteti ka 30 vite qe ka hequr dore nga strehimi ne fshat; As nderton e as strehon me qira sepse apartamente nuk ka. Bujqit strehoen vete, ndertojne shtepi, thuajse pa leje; Tradite kjo! Bashkite e reja tani kane plane rregulluese zhvillimi, duke synuar te vene ne kontroll ndertimin ne territor. Ia kane dale? JO! Dy arsye. Letrat pa fund si produkt i procedurave dhe kohe e marre per muaj te tere; Kostot e larta si pagese per procedurat deri ne leje. Shihini kostot;

“PER NJE SHTEPI 150 METRA KATRORE, KOSTOT ARRIJNE NE 784 MIJE LEKE! Eshte kostoja e 26 metrave katrore, pra KOSTOJA E NJE DHOME! Domethene, Tarifat per procedurat deri ne LEJE, i kushtojne bujkut 26 metra katrore, I MARRIN NJE DHOME! Eshte e qarte, VEC TRADITES SE KULTIVUAR, KOSTOT I SHTYJNE BUJQIT TEK NDERTIMI PA LEJE! Ndertimi pa leje pergjithesisht eshte edhe i pasigurt; Nje vit e gjysem me pare e pashe me syte e mi ne BUBQ! Kjo nuk zgjidhet me police gjithfaresh! Deri tani pervoja me ka treguar se me police jane shtuar edhe me kostot, tamam ne fshat!”, shkruaan Braçe./L.F-dritare.net