Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Besimtarët ortodoksë kremtojnë Krishtlindjen në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”. Pamje nga mesha

Besimtarët ortodoksë kremtojnë Krishtlindjen në Katedralen

Sot, besimtarët ortodoksë po kremtojnë lindjen e Jezus Krishtit në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Që prej orës 08:00, po zhvillohet Liturgjia Hyjnore e kësaj feste madhështore.

Pas meshës, nga ora 11:00 deri në 13:00, Fortlumturia e Tij, Imzot Joani, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, do të presë vizita të besimtarëve në Sallën e Pritjes, pas Katedrales.

Ndërkohë, mbrëmë besimtarët katolikë u mblodhën në Katedralen “Shën Pali” për të ndjekur meshën e Krishtlindjes, të drejtuar nga Imzot Arjan Dodaj.

Kjo tregon festimin e gjerë të Krishtlindjes në Tiranë, duke bashkuar komunitetet fetare në një atmosferë paqeje dhe shprese./K.C/dritare.net