Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Krishtlindja në Tiranë. Mesazh shprese nga Imzot Dodaj

Krishtlindja në Tiranë. Mesazh shprese nga Imzot Dodaj

Në vigjilje të Krishtlindjes, besimtarë katolikë u mblodhën në Katedralen “Shën Pali” në Tiranë për të ndjekur meshën festive nga Imzot Arjan Dodaj.

Gjatë predikimit të tij, Imzot Dodaj theksoi thelbin shpirtëror të Krishtlindjes:

“Netët e mbara të historisë së njerëzimit nuk janë një dritë e fortë që imponon vetë, por një dritë e butë që ndriçon rrugën e çdo njeriu. Ajo përshkon shekujt dhe arrin tek ne, këtu, sonte. Ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo zhgënjimi njerëzor, sepse për ne ka lindur Shpëtimtari. Jezusi mbetet për ne gjithmonë Zoti ynë, por edhe vëllai ynë.”

Imzot Dodaj shtoi se leximet e kësaj nate ndihmojnë të kuptojmë se Krishtlindja nuk është thjesht kujtim i një ngjarjeje të kaluar, por një mesazh shprese që arrin tek të gjithë, edhe në kohët e errësirës dhe sfidave: “Sot shumë njerëz përjetojnë errësirën, siç dëgjojmë dhe shohim në luftë.”

Mbi të gjitha, mesazhi i Krishtlindjes mbetet drita e butë që ndriçon rrugën e çdo njeriu, duke bashkuar besimin, gëzimin dhe shpresën në këtë festë të shenjtë./K.C/dritare.net