Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

E premtja ditë pushimi për administratën publike

E premtja ditë pushimi për administratën publike

Këshilli i Ministrave ka vendosur që edhe dita e premte, më 26 dhjetor 2025, të jetë ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.

Vendimi vjen si zgjatje e festës së Krishtlindjes, pasi dita e enjte, 25 dhjetor, është festë zyrtare. Në këtë mënyrë, administrata publike përfiton dy ditë rresht pushimi, ndërsa institucionet do t’i rikthehen normalisht punës ditën e hënë.

Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave, dita e punës e datës 26 dhjetor 2025 do të zëvendësohet me një ditë pushimi brenda tremujorit të parë të vitit 2026. Institucionet e administratës shtetërore janë ngarkuar për zbatimin e këtij vendimi./K.C/dritare.net