10 rregullat që yjet u kanë vendosur fëmijëve të tyre!
Dritare.net

Psikologët i kanë ndarë stilet e prindërimit në 4 lloje: lejuese, autoritative, neglizhuese dhe autoritare. Dhe sipas hulumtimit, është qasja autoritare ajo që ka më shumë gjasa të rrisë fëmijë të pavarur dhe të aftë nga ana shoqërore.
Në fund të fundit, prindërimi është një udhëtim personal, ku secili prind vendos rregullat e veta sipas bindjeve dhe rrethanave të jetës. Këto janë rregullat që 10 personazhet e famshëm kanë vendosur për fëmijët e tyre.
Julia Roberts - nuk mund të shikojnë filmat e saj
Edhe pse ajo është një nga aktoret më të suksesshme të Hollivudit, Julia Roberts ka treguar se 3 fëmijët e saj nuk shohin shumë filma apo shfaqje televizive dhe definitivisht jo të sajat.
2. Madonna - nuk ka lidhje deri sa të mbshi 18 vjeç
''Mbretëresha e popit '' zbuloi se vajza e saj e madhe ishte ende shumë e re për të dale me djem. Dhe duket se ky nuk është rregulli i vetëm që ajo ka për fëmijët e saj. Madonna ka pranuar se kishte rregulla disiplinuese në shtëpinë e saj.
"Nuk ka djem për Lourdes deri në moshën 18-vjeçare. Televizori natës vonë, ushqimi jashtë dhe rrëmuja nuk tolerohen në shtëpinë time "
3. Mila Kunis dhe Ashton Kutcher - nuk ka dhurata për Krishtlindje
Çifti, të cilët janë prindër të një vajze 7-vjeçare dhe një djali 5-vjeçar, kanë rrëfyer se nuk u pëlqen t'i përkëdhelin me dhurata. Aktorja tha: Deri më tani, tradita jonë nuk përfshin dhurata për fëmijët... Vitin e kaluar kur festuam Krishtlindjet, Ëyatt ishte 2 vjeç... dhe ne nuk i dhamë asgjë ishin tek gjyshërit.
4. Kelly Ripa - nuk ka llogari publike në Instagram deri në 18 vjeç
Aktorja dhe moderatorja amerikane ka një vajzë dhe 2 djem me bashkëshortin e saj. Më i madhi rrëfeu se prindërit e tij ishin më të rreptë me rritjen e tij në krahasim me vëllezërit e motrat e tij më të vegjël. Megjithatë, ka një rregull të padiskutueshëm. Duhet të mbushësh 18 vjeç për të pasur një llogari në Instagram.
5. Megan Fox – nuk ka TV dhe as telefon
Aktorja amerikane ka pranuar se fëmijët e saj mund të shikojnë filma, por e njëjta gjë nuk vlen për TV.
“Me filmat, ndihem sikur ka një fillim, një mes dhe një fund. Ka një histori të qartë. Mendoj se është ndryshe nga vënia e një fëmije para televizorit sepse është thjesht pa ndalesë”, tha ajo.
Ajo shtoi se është gjithashtu kundër që fëmijët e saj të kenë telefona, duke thënë se nuk mund ta kishin një të tillë deri në klasën e tetë.
6. Gwyneth Paltrow - TV vetëm në frëngjisht ose spanjisht
Aktorja , e cila është gjithashtu nënë e 2 fëmijëve, kishte një rregull kur bëhej fjalë për të parë TV. Ajo pranoi se djali dhe vajza e saj nuk mund të shikojnë TV në gjuhën e tyre amtare angleze.
"Unë i lejoj ata të shikojnë TV vetëm në frëngjisht ose spanjisht”, tha ajo.
7. Alicia Silverstone - pa pelena
Aktorja kishte treguar se kishte filluar të stërvitte djalin e saj që 6 muajsh.
"Ashtu si fëmija juaj ju thotë se duhet të hajë, ose është i lodhur, ata ju thonë kur duhet të shkojnë në tualet. Është gjëja më e natyrshme, primare", tha ajo.
Alicia Silverstone më pas vazhdoi të pranojë se kjo qasje është gjithashtu e mirë për planetin tonë, duke thënë: Ju kurseni mijëra para për pelena, tonelata kohë dhe po ndihmoni gjithashtu tokën!
8. Keira Knightley - vajza nuk mund të shikojë Hirushen
Aktorja angleze zbuloi se disa filma të Disney-t janë një “jo” e madhe për vajzën e saj për t’i parë, sepse ajo nuk pajtohet me mesazhin që u japin vajzave të reja. Ajo shpjegoi se Hirushja ka të bëjë me pritjen e një djaloshi të pasur për ta shpëtuar – jo me shpëtimin e vetes. Sirena e vogël është një tjetër film me të cilin ajo nuk pajtohet plotësisht duke thënë se thekson varësinë ndaj një mashkulli.
9. Jennifer Lopez - iPad vetëm të dielave
Ylli , e cila është nënë e një djali dhe një vajze binjake, ka një rregull të rreptë kur bëhet fjalë për përdorimin e iPad. Ajo tregoi se fëmijët e saj 'nuk mund të përdorin iPad-ët e tyre gjatë javës, ose të luajnë video lojëra sepse lejohet vetëm nëse u duhet për shkollë.
10. Angelina Jolie dhe Brad Pitt - fëmijët nuk mund t'i kërkojnë në Google
Brad Pitt , i cili në atë kohë ishte ende i martuar me Angelina Jolie , tregoi se kishin bllokuar emrat e tyre në kompjuterat e fëmijëve të tyre. Ai shpjegoi se 3 vajzat dhe 3 djemtë e tyre nuk mund të kërkojnë në Google mamin dhe babin e tyre.
“Nuk dua ta bëj veten të varur nga ajo që mendojnë njerëzit e tjerë”, tha Pitt./dritare.net