
Berisha: O Kujtim, Rama vdes pas mustaqeve tua!
Dritare.net
Partia Demokratike prezantoi sot koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për zgjedhjet e 11 majit.
Në fjalën e tij, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se ky koalicion përfaqëson elitat politike. Berisha gjithashtu komentoi një deklaratë të Ramës, i cili tha disa ditë më parë se e vetmja gjë madheshtore e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ishin mustaqet e Kujtim Gjuzit.
Mes batutave Berisha ju drejtua Gjuzit duke i thënë “jepja ato mustaqe, se çmendet pas mustaqeve të tua.
“Pala tjetër paraqet hardhucë, zhapik, bretkosa, zhaba, e tani së fundmi i kanë ngelur në gojë, ku je o Kujtim, jepja ato mustaqe. Ai çmendet pas mustaqeve të tua. Ne Kujtim e njohim atë nga ana psikologjike, ia di ti arsyet se pse e ka atë, por nuk është pjesë e kësaj mbledhje. Pra një njeri që ka qeverisur 12 vite dhe nuk u thotë dot shqiptarëve një arritje. Nuk i tregon dot sepse edhe ato arritje janë të nxira nga vjedhjet e tmerrshme”,-tha Berisha./L,F-dritare.net

















