Na ndiqni edhe në

Bota

Një ditë para bisedimeve vendimtare për paqen në Ukrainë, SHBA: Kievi i gatshëm për armëpushim!

Një ditë para bisedimeve vendimtare për paqen në

Një ditë para bisedimeve vendimtare për paqe në Ukrainë, Administrata Trump beson se Ukraina është “gati të ecë përpara” me një proces armëpushimi, sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

Ndërkohë që presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ndodhet në Arabinë Saudite për një vizitë shtetërore, përpara bisedimeve mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas të martën.

Gjatë një fjalimi që mbajti mbrëmje, Zelensky tha: “Ne shpresojmë për rezultate – si në afrimin e paqes ashtu edhe në mbështetjen e vazhdueshme”.

Zelensky ndodhet nën presion për të bërë lëshime përpara çdo bisedimi të paqes, pasi SHBA pezulloi ndihmën ushtarake amerikane dhe shërbimin e shkëmbimit të inteligjencës./E.P-dritare.net