Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

A na ka braktisur Amerika? Ja çfarë thotë ish-ambasadori Vukaj!

A na ka braktisur Amerika? Ja çfarë thotë ish-ambasadori Vukaj!

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Moskë, Shaqir Vukaj, i ftuar në emisionin Dekalog në DritareTV, i është përgjigjur pyetjes se a ka braktisur Amerika Shqipërinë.

Vukaj ka theksuar se nuk mendon që Amerika ka braktisur dhe as nuk do ta braktis Shqipërinë dhe këtë e argumenton me shumë arsye. Ai theksoi se Shqipëria ka një pozicion strategjik të jashtëzakonshëm në rajon dhe se Amerika ka një bazë të rëndësishme ushtarake në Kosovë, që kalon përmes Shqipërisë. Sipas tij, kjo bazë është pjesë e NATO-s, ku aktorët kryesorë janë amerikanët.

"Unë mendoj që jo, Amerika nuk na ka braktisur. Si do që të vijë puna, ne kemi një pozicion strategjik të jashtëzakonshëm," tha Vukaj.

Me tej ai shprehet:

“Amerika ka një bazë shumë të rëndësishme në Kosovë, dhe ajo rrugë për të shkuar aty kalon nëpër Shqipëri. Kjo bazë është e NATOS, por aktorët kryesorë janë amerikanët.”-tha Vukaj/ E.P-dritare.net