
Ilir Meta do të jetë kandidat për deputet në listën e hapur të Tiranës
Dritare.net
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të jetë kandidat për deputet në listën e hapur, Qarku Tiranë. Meta dhe partia e tij, janë pjesë e koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 Maj 2025.
"Kryesia e Partisë së Lirisë miratoi sonte vendimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta për të qenë kandidat për deputet në listën e hapur, Qarku Tiranë, të koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 Maj 2025",- thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Partisë së Lirisë.
Kujtojmë se pak më herët, Meta, gjatë fjalës së tij për Komitetin Drejtues Kombëtar, “na duhet që në listat e hapura të përzgjedhim kandidatë sa më përbashkues dhe përfaqësues.”
Meta gjithashtu tha se është shumë e rëndësishme që koalicioni të marrë sa më shumë mandate, “pasi kjo na ndihmon edhe ne, por edhe partitë e tjera aleate për të fituar më shumë mandate në listat e hapura”
“Për ne është vendimtare fitorja e koalicionit, i cili është më i gjeri dhe më përfaqësuesi”, theksoi ai./K.C/dritare.net

















