
Opozita kërkon nderime për ish-deputetin Harasani/ Balla: Mos bëni politikë me të vdekur
Dritare.net
Deputetët e opozitës dhe kryetari i PD-së Sali Berisha akuzoi Partinë Socialiste se e përzunë ish-deputetin e PS-së Andis Harasanin, madje e kanë përndjekur edhe në SHBA. Kjo ka shkaktuar përplasje me mazhorancën. Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali kërkoi që të mos bëhet politikë me vdekjen. Një përgjigje pati dhe ministri i Shtetit për Parlamentin, Taulant Balla.
Sali Berisha: Nuk mund të mohohet që ju e përzutë atë. E duhet të kërkoni ndjesë. E përzuri Rilindja. Nuk pranoi të bënte kompromis me të keqen. Mund t'i kërkoni ndjesë.
Elisa Spiropali: Largimi i njeriut nga kjo botë nuk duhet të jetë objekt cinik diskutimesh elektorale”
Taulant Balla: Po bëni politikë me vdekjen. Bufi e korbi janë një. Ju lutem lini familjen të kalojë këtë moment të vështirë.
Dash Sula: E përzutë nga Shqipëria dhe e keni përndjekur dhe atje./K.C/dritare.net

















