Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama do të dorëhiqet? Trako: Ja sinjalet që përcolli me deklaratën e tij!

Rama do të dorëhiqet? Trako: Ja sinjalet që përcolli me

Edmond Trako i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV foli për deklaratën e Edi Ramës i cili tha se mund të mos jetë më deputet. Trako tha se Berisha është mërzitur me deklaratën e Ramës, sepse e do më mirë ta ketë në pushtet sesa të mbesë vetëm.

“Kampi opozotiar, është hidhëruar me këtë deklaratë të kryeministrit. Berisha e do më mirë ta ketë në Kryeministri, sesa t’i largohet. Meta është në burg, po të ikë edhe Rama, Berisha do ta ketë më të vështirë të luftojë sepse do mbesë vetëm. Por ky është një sinjal i Ramës para zgjedhjeve, se mund ta thoshte pas zgjedhjeve, të lërë mandatin e deputetit dhe të shkojë te Presidenca. Por për mua është një mesazh që e mërziti shumë krahun tjetër sesa e gëzoi. Një element tjetër është fakti që duke vënë gjoksin i pari për vota, e kanë gojën të mbyllur të tjerët mbrapa me një mandat deputeti, 2 apo 12-të. Rama po u thotë atyre: “ Kur po vihem unë i pari, për ju as që diskutohet!” Këta elementë ndërthuren bashkë, por se cili do të prevalojë do ta shohim më vonë.”, tha zoti Trako./K.C/dritare.net