
Noka-qeverisë: Zoti të ruajttë çfarë do të të gjejë pas 11 majit!
E Hënë 10 Mars 2025, 18:06
Dritare.net
Kujtim Gjuzit është përfshirë në listën e koalicionit opozitar.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka nga Foltorja e Kuvendit ka folur për përfshirjen e Gjuzit në listën e koalicionit opozitar dhe ironinë e opozitës për këtë të fundit.
“Kujtim Gjuzi është më dinjitoz se këta hajdutët, nuk ka marrë asnjë cent. Nuk ka lidhje me drogën. Të gjithë shqiptarët janë më dinjitozë se banda e narkosit. 11 maji po afron. Është koha për të dhënë llogari. Do të ikni, shumë do të jenë pas hekurave, por të tjerët të ikin para 11 majit se shpëtim për ta nuk ka. Ka nisur Edi Rama t’iu hajë. Zoti ju ruajt çfarë do t’iu gjejë pas 11 majit.”, tha Noka./K.C/dritare.net

















