
Kate Middleton, nderon Dianën. Merr pjesë në eventin e rëndësishëm me bizhuteritë e princeshës
Dritare.net
Mbreti Charles dhe Princesha e Uellsit janë kthyer në Westminster Abbey për shërbimin e Ditës së Komonuelthit, një vit pasi të dy munguan vitin e kaluar pasi u diagnostikuan me kancer.
Anëtarët e familjes mbretërore ecën në procesion në korridorin e Abbey, ku 2000 të ftuar nga e gjithë Komonuelthi u mblodhën për të dëgjuar muzikë dhe poezi.
Në mesazhin e tij për Ditën e Komonuelthit, Mbreti nderoi "sakrificën dhe vetëmohimin e patreguar" të forcave të Commonwealth që iu përgjigjën thirrjes për të luftuar me Britaninë dhe aleatët e saj në Luftën e Dytë Botërore.
Princesha e Uellsit bëri një paraqitje mahnitëse në festimet e Ditës së Komonuelthit, e veshur e gjitha me të kuqe.
Kate zgjodhi një fustan elegant të kuq të stilistit Catherine Walker, të dekoruar me një fjongo të madhe në jakë. Ky fustan i veçantë u vesh për herë të parë nga Princesha në vitin 2021, në eventin Together At Christmas, ku ajo emocionoi publikun me performancën e saj në piano.
Ajo që ra në sy në pamjen e Kate ishin vathët me perla Collingwood, të cilët dikur i përkisnin princeshës Diana. Kjo është një dhuratë martese nga shtëpia e famshme e bizhuterive Collingwood, të cilën Diana e kishte mbajtur në shumë evente magjepsëse, si darka për nder të mbretit Khalid të Arabisë Saudite në vitin 1981. Këto vathë, Kate i ka zgjedhur edhe për momente të tjera të rëndësishme të karrierës së saj mbretërore, siç është darka shtetërore për nder të familjes mbretërore spanjolle në vitin 2017.
Krahas vathëve, Kate kishte vënë dhe një varse me perla nga shtëpia legjendare e Garrard. Varsja fillimisht i përkiste mbretëreshës Elizabeth II, me perlat që ishin dhuruar nga qeveria japoneze në vitet 1970. I njëjti xhevahir iu dha hua nga Mbretëresha, Princeshës Diana në vitin 1982, për një darkë shtetërore në Pallatin Buckingham për nder të Mbretëreshës Beatrix të Holandës. Kate e ka veshur atë në raste të rëndësishme, të tilla si përvjetori i 70-të i martesës së Elizabeth dhe Philip në 2017, dhe funerali i Princit Philip në 2021./K.C/dritare.net

















