Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Të gjithë deputetët me një mandat do jenë në listë të hapur. Kush nuk pranon...

Rama: Të gjithë deputetët me një mandat do jenë në

Të paktën një mandat, nuk do të jetë në listën e mbyllur. Ky është vendimi i kryesocialistit Edi Rama të cilën e bëri të ditur sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS.

"E para, cilado/cilido prej jush që nuk pranon të jetë në listën e hapur duhet t’ia bëjë me dije drejtuesit politik. Parimi themelor i listës së re, do jetë që asnjë deputet në gjininë mashkullore që ka marrë qoftë dhe një mandat nga PS, nuk do jetë në listën e mbyllur. E drejta e kujtdo që për arsye të ndryshme nuk dëshiron të jetë në listë të hapur ta thotë, por duhet ta thotë para. Sepse parimisht luftën duhet ta bëjnë ata që kanë më shumë eksperiencë dhe që kanë marrë më shumë nga votuesit dhe nga PS.

Në listë të hapur do ketë plot të rinj e të reja. E dyta, diskutimi ka qenë unë e kam shprehur dhe kam thënë, që drejtuesit duhet të jenë në listën e hapur. Problemi më duket se ka argumenti im, është që do çorodiste gjithë procesin se nuk do të lejonte as një barazi shansesh në garë dhe nga ana tjetër, nuk do të garantonte asnjë lloj drejtimi të vërtetë politik të ndeshjes nga ana jonë. Pasi drejtuesit politikë do ishin të fokusuar për të marrë vota për vete me një status më të veçantë do të krijonin pabarazi dhe do çorientohej gjithë skuadra.

Drejtuesit politikë duhet të garantojnë që të gjithë deputetët që janë në garë të kenë hapësirë të barabartë, sa më të barabartë. Nuk besoj kurrë që asnjë drejtues politik mund të futet në preferenca se për kë duhet të votojnë anëtarët e PS dhe qytetarët. Kjo është e padiskutueshme. E vetmja gjë vlen edhe në rastin tim. Nuk e kam pasur idenë se pse unë duhet të jem në atë kuvend si deputet për sa kohë e kam këtë detyrë. Nga ana tjetër do ishte prapë një hyrje në hak ndaj të tjerëve , të vendosja emri im të vinin votat dhe të çorientoheshin njerëzit. Kush është në listën e hapur duhet të jetë në garë të barabartë. Vendimin për veten se kam marrë, mund të mos jem fare në listë, duke mos u zënë vendin askujt", tha Rama./L.F-dritare.net