Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shtyhet seanca për Martin Canin. Nëna e 14-vjeçarit: Dua drejtësi

Shtyhet seanca për Martin Canin. Nëna e 14-vjeçarit: Dua

Është shtyrë seanca paraprake, për vrasjen e Martin Canit. I akuzuari është bashkëmoshatari i Canit, M.Përlleshaj, i cili akuzohet edhe për plagosje të një tjetër adoleshenti.

Nëna e Martin Canit, ka folur pas shtyrjes së seancës paraprake.

“Dua që drejtësia të vendoset në vend. Seanca të mbahet me dyer të hapura. Unë flas si nënë, dua dhe do luftoj për drejtësi”, ka deklaruar nëna e 14-vjeçarit të ndjerë.

Mario Përlleshi është marrë i pandehur për kryerjen e veprës penale “Vrasje në rrethana cilësuese” ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave./L.F-dritare.net