Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha nga SPAK: Altin Dumani është delinkuenti numër 2 pas Ramës

Berisha nga SPAK: Altin Dumani është delinkuenti numër 2 pas

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar një tjetër deklaratë të fortë nga ambientet e SPAK, ku është paraqitur në kuadër të hetimeve ndaj tij. Gjatë qëndrimit në prokurorinë e posaçme, Berisha ka lexuar publikisht një mesazh që thotë se ia ka lënë kreut të SPAK, Altin Dumanit, të cilin e akuzon për lidhje të tërthorta me krimin dhe mbrojtje të interesave të pushtetit.

Në deklaratën e tij, Berisha e cilëson Dumanin si “delinkuentin numër 2 pas Edi Ramës”, duke e akuzuar për mbrojtje të karteleve të drogës, krimeve zgjedhore dhe atyre mjedisore, që sipas tij janë të gjitha të lidhura ngushtë me strukturat qeveritare.

“Altin Troplini, me mbrojtjen që u bën karteleve të drogës në Shqipëri, krimeve zgjedhore dhe krimeve të rënda mjedisore – këto dy të fundit fund e krye qeveritare – dëshmon se pas Ramaduros është de facto përgjegjësi më kryesor, delinkuenti numër 2 për kriminalitetin në Shqipëri”, tha Berisha para mediave, duke përdorur në mënyrë ironike emra të përqeshur për drejtuesit aktualë të institucioneve.

Kjo deklaratë vjen në një kohë tensionesh të larta mes opozitës dhe institucioneve të drejtësisë, me Berishën që e ka akuzuar vazhdimisht SPAK-un si instrument politik të qeverisë dhe kryeministrit Rama./L.F-dritare.net