Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha: Ka të drejtë Ahmetaj, ia numëroi Ramës dhe Veliajt!

Berisha: Ka të drejtë Ahmetaj, ia numëroi Ramës dhe Veliajt!


Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar sot deklaratat e ish-ministrit Arben Ahmetaj mbrëmë. Ai tha se beteja është e ashpër dhe personale mes Ramës dhe Ahmetajt

“Ka një moment që vetëm Edi Rama mund ta lëvizë: fondin rezervë të Këshillit të Ministrave. E gjithë qeveria të bëhet së bashku, atë nuk e lëviz dot pa firmën e kryeministrit. Këtu është Arben Ahmetaj brenda. Se dje u hoq sikur është dorëjashtë. Se ai ka firmosur për fondin rezervë të Këshillit të Ministrave. Ka zbatuar një urdhër të paligjshëm dhe është përgjegjës.
Arben Ahmetaj, në intervistën e tij, ia numëroi ku e meritonte, Erion Velisë.
Dhe aty, Arben Ahmetaj ka të drejtë. Sepse ai vetë, thotë që nuk ka firmosur për Elbasanin, Tiranën dhe Fierin. Për Tiranën, e sigurt që nuk ka firmosur. Për Elbasanin, sado që është thënë se Shkëlqim Cani nuk ka firmosur, rezulton se ka firmosur.
Prandaj edhe këtu, ky që e quajnë Tigri i Korrupsionit, nuk ka vënë firmën.
Por nuk ka diskutim se Erion Veliaj, pas Edi Ramës, nga ana ligjore, është njeriu me ligj, më kryesorët.
Sepse djegësi i Tiranës ishte 128 milionë euro. Erion Veliaj shkeli çdo ligj që ajo të bëhej realitet. Firmosi vendime që i takonin Këshillit Bashkiak, firmosi vendime që i takonin Qarkut, kur qarku nuk ishte mbledhur asnjëherë.
Prandaj e tha ai, ndiqni paratë.
E vërteta, Arben Ahmetaj nuk ka firmosur për Tiranën, ka larë duart. Shkruan se ky është një problem i qeverisë vendore. Dhe sipas tij, ka bërë një seri vërejtjesh për këtë. A mund të quhet i pafajshëm ai që sheh krimin, por nuk e denoncon? Intervista e tij mbrëmë hodhi dritë të plotë mbi të vërtetat, të cilat në këtë sallë, që nga viti 2014, i kanë denoncuar zyrtarë të PD, gazetarë.
Beteja është e ashpër, është personale midis Ramës dhe Ahmetajt.
Edhe dy vjet po të rrëmonin, nuk mund të imagjinoni kush ia dha Adriatik Doçit faturat që i mohonte Arben Ahmetaj. Pra, nëse ai nuk e bën publik, do detyrohem t’i bëj publike. Ua them këtu sot.
Po dole për të bërë transparencë, bëje të plotë se do detyrohem t’ia them këtu.
Se këtu siç e shihni, personazhet në skenë janë qeveritarë mafiozë.
Këta janë e keqja e vendit ndaj dhe ne do i denonocjmë!”, tha Berisha./K.C/dritare.net