
Berisha dhe të pathënat e dosjes së ish-kompleksit Partizani!
Dritare.net
Në emisionin “Java në Dritare” nga Lorena Fjolla, në Dritare TV, ishte i ftuar gazetari investigativ Adriatik Doçi për të folur lidhur me privatizimin e ish-klubit sportiv Partizani, tashmë të kthyer në një kompleks gjigand pallatesh, dhe rikthimin e kësaj çështje në vëmendjen e SPAK.
Në studion e Dritare TV diskutua për prapaskenat e kësaj çështje dhe emrat e rëndësishëm të politikës të përfshirë në të.
“Këta që po shkojnë të dëshmojnë në SPAK thonë se kanë zbatuar ligjin. Por faktet tregojnë së të gjithë ata që nuk kanë firmosur janë kërcënuar. Janë shantazhuar, janë ndëshkuar. Sepse kanë meënduar se po shkelin ligjin. Tregojnë dyshime që këta mund të jenë shpronësuar më përpara. Ka fakte pastaj që janë marrë prona edhe të personave të tjerë privatë që kanë qenë pjesë e pronës shtetërore ish-klubi Partizani, siç është prona e Esat Pirrës. Pra janë disa pika të errëta që ngrenë dyshimet që këtu s’kemi të bëjmë me një kthim normal të një prone tek pronari, por me një operacion të dyshuar korruptimv.
Dhe në këtë operacion kanë marrë pjesë ministra, drejtorë, deputetë pra gjithë aparati shtetëror që kishte në krye Sali Berishën. Për të çuar një pronë tek familja e Sali Berishës. Tani kemi të gjithë kronologjinë e kalimit të kësaj pronë nga pronë shtet në duart e familjes së Berishës. Pra kemi në 2005 që Ruli i propozon Mediut, i cili i kthen përgjigje pro privatizimit. Këtu hyn në lojë presidenti. Sepse që t’i hapte rrugë kalimit të pronësinë, sepse kjo pronë i përkiste Ushtrisë, duhej që presidenti ta nxirte nga plani i hapjes së pronave të Ushtrisë.
Në vitin 2005 bllokohen procedurat sepse president ishte Alfred Moisiu i cili nuk kishte ndonjë qasje për t’u bindur urdhërit. Berisha priti dhe dy vite sa u largua Moisiu. Pse Moisiu nuk e firmosi, por e firmosi Bamir Topi? Pse Vladimir Qirjazi refuzoi ta dorëzonte pronën tek familja Berisha? Por atë që s’bëri Qirjazi e bëri Gjunkshi? Si ka mundësi këta zyrtarë nuk kanë pranuar? Për dy vite u bllokua prona. Por kur erdhi Topi, e firmosi pa rezistencë kalimin e pronës jashtë përhapjes së Ushtrisë. Në momentin e këtij vendimi jan riaktivizuar sërish procedurat. Mediu ishte largua për shkak të Gërdecit dhe kishte ardhur Gazmend Oketa, që mori përsipër detyrën për të cuar para këtë proces. Pengesa tjetër ishte Qirjazi që ishte komandant i Forcave Tokësore, që kishte në administrim këtë pronë. Në këto kushte, Oketa e thërret dhe i bën presion që të firmosë sepse ai nuk pranonte. Kur nuk arriti ta thyente, në lojë ka hyrë Sali Berisha, që ishte kryeministër.
Berisha vendos në lëvizje zyrën e Antikorrupsionit në Ministri, zyrë që drejtohej nga Oerd Bylykbashi. Ky fundit con dy anëtarë për kontroll tek Qirjazi. Një nga këta kontrollorët ishtë një nga trashëgimtarët që do përfitonin pronën. Ne e kemi konfirmuar me një ekspert firmën e tij në disa dokumenta të tjera dhe firma ka dalë e njejtë. Kur nuk po dorëzohej, urdhërohet transferimi në një tjetër pozicion. Dhe dy vite më pas, në 2011 u shkarkua fare nga detyra dhe u lirua nga Forcat e Armatosura. Në vend të tij vjen Gjunkshi, i cili firmos pa vonesë. Ai mund të thirret në SPAK së spejti.
I gjithi është një mekanizëm. Pas ikjes së Oketës, procesin e merr në dorë Arben Imami. Pra Arben Imami, Ridvan Bode, Genc Ruli dhe Qemal Gjunkshi janë katër të fundit që kanë finalizuar gjithë procesin dhe prona ka kaluar në duart e pronarëve ku përfitues kryesor ishte Jamarbër Malltezi. Më e rënda, është se në mes të pronës ishte pishina e klubit Partizani. Ajo ka dokumenta që njohin si pronar Esat Pirrën, i cili ndërroi jetë duke kërkuar këtë pronë. Pëvec 500m tokë që është pishina janë marrë në mënyrë arbitrare edhe 4000 metra të tjerë tokë publike.
Faza e fundit është pastaj investimi. Kjo sepse nëvitin 2006 kur erdhën nga Kosova Jamarbër Malltezi dhe Argita Berisha, të gjithë paratë që kishin fituar si pjesë e UNMIK në Kosovë i investuan në pasuri të paluajtshme në Tiranë. Dhe u mbeti nga deklarimet e pasurive rreth 39 mijë euro, kursime. E me këto kursime janë ngritur 19 kulla. Ai sigurisht nuk është pronar 100% i kullave por është pronar me 35-50%. Ky investim që ka bërë i kapër qindra miliona euro ndaj pyetja që shtrohet është: ku e ke marrë këtë para që ke investuar? Nuk ke dokumenta as që i ke marrë kredi e as që i ke marrë hua.
Bersha nga gjithë faktet që kanë dalë konfirmohet si koka në hije pas gjithë këtij operacioni të dyshuar korruptiv. Por Berisha nuk ka firmë vetë konkretisht sepse gjithmon është treguar i zgjuar dhe ka përdorur ministrat dhe drejtorët për të firmosur në favor të kalimit të pronës në familjen Berisha. Gjithë kjo ka ndodhur kur ai ka qenë kryeministër, në ombrellën e tij. Unë besoj se ai do thirret në SPAK dhe sigurisht që do të japë versionin e vetë duke mohuar sic ka bërë përherë. Më pas u takon hetuesve të shohin rrethanat. Aktualisht nuk është marrë asnjë nga këta persona nën hetim. Të gjithë janë thirrur si persona që mund të japin të dhëna të dobishme. Por nuk përjashtohet mundësia që një nga këta mund të merret si person nën hetim të pandehur. Ose do pushohet cështja. Por nuk mendoj që në fazën që jemi tani të injorohen të gjitha këto fakte”, u shpreh ai në Dritare TV./M.K/dritare.net

















