
Batuta e Majkos me opozitën: Do t'ju jap një këshillë, ndërroni godinë nuk ju sjell fat të mirë! SHQUP-i përdorej për vaki!
Dritare.net
Deputeti i PS-së, Pandeli Majko ka “këshilluar” demokratët në Kuvend që të ndërrojnë godinën e selisë blu, duke u shprehur se nuk iu sjell fat të mirë.
“Dëshiroj si mik në fund t’ju jap një këshillë, sado ironike të duket ajo”, iu drejtua Majko.
Deputeti socialist u shpreh se SHQUP përdorej për vaki, duke theksuar se në atë godinë është bërë edhe vakia e Ramiz Alisë.
Ai u shpreh se selia blu nuk nxit njerëzit të reflektojnë për ndonjë fillim, “kam frikë se është e kundërta”, theksoi ai.
Pandeli Majko: Dëshiroj si mik në fund t’ju jap një këshillë, sado ironike të duket ajo.
Ndërroni godinë sepse ajo është godinë që sjell fat jo të mirë.
Në forcat e armatosura godina e SHQUP së fundmi është përdorur kryesisht për vaki, në atë godinë është bërë edhe vakia e Ramiz Alisë.
Më dëgjoni mua, godina ku është bërë vakia e Ramiz Alisë nuk iu nxit që njerëzi të reflektojnë për ndonjë fillim, kam frikë se është e kundërta./E.P-dritare.net

















