
Evi Kokalari: Berisha nuk e gënjen dot Amerikën!
Dritare.net
Evi Kokalari shkruan se në dëshminë e tij në Kongresin amerikan, Tyler O'Neill, që përmendi rastin e Sali Berishës, i referohet një gazetareje dhe një faqeje që e nxjerr veç portali i Sali Berishës.
Pra ai nuk kishte asnjë fakt për “puçin sorosian” ndaj Berishës, por thjesht iu referohej disa shkrimeve.
“Me poshtë gjeni dëshminë e plote e Tyler O'Neill ne Kongres, ku qartazi shkruan se informacioni për Berishën është marre nga një artikull i Tiana Lowe Doescher te Washington Examiner.
Tirana, që deri dje ne bio e saj kishte 'analist ekonomik', është ngritur profesionalisht, fale artikullit te saj për Berishën.
Tirana gjithashtu i është drejtuar SPAK si organizate kriminale, te njëjtat fjale qe Berisha ka përdorur neper media.
Gjithsesi, një letër shpjeguese do e ketë ne dore nesër Marjorie Taylor Greene, që në të ardhmen DOGE dhe komiteti i saj ne Kongres, mos bazohet tek genjeshtrat e Berishen.
DOGE po bën pune fantastike për te pastruar korrupsionin ne qeverinë amerikane, dhe nëse Berisha mendon se do fshehe korrupsionin e tij nëpërmjet DOGE, realisht me duhet te them se është 'delusional'”, shkruan Kokalari./E.P-dritare.net

















