
Deputeti Asllan Dogjani paraqitet në SPAK. Ja pse!
E Premte 28 Shkurt 2025, 16:04
Dritare.net
Deputeti demokrat Asllan Dogjani paraqitet në SPAK.
“A do prisni, do çoj një dokument”, ka thënë ai për gazetarët.
SPAK dërgoi më 3 dhjetor 2024 për gjykim dosjen e deputetit Asllan Dogjani duke e akuzuar për deklarim të rremë pasurie.
Bëhet fjalë për një apartament 128.4 m2 në rrugën ‘Hamid Shijaku’ në Tiranë, që SPAK-u thotë se deputeti e bleu 112 mijë euro cash, por në ILDKPI e deklaroi sikur e përfitoi nga konsulencat juridike që i ka dhënë shoqërisë së ndërtimit ‘Protial’./K.C/dritare.net

















