
Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë. Nisin bisedimet me Trump
E Premte 28 Shkurt 2025, 17:05
Dritare.net
Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky po takohen në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar se si t'i japin fund luftës në Ukrainë. Ata do të diskutojnë dhe mund të nënshkruajnë një marrëveshje që do t'i jepte SHBA-së akses në mineralet e rralla të Ukrainës, por Zelensky dëshiron që të përfshihen garancitë e sigurisë.
Dyshja pritet të flasë shkurtimisht me mediat në Zyrën Ovale, përpara se të zhvillojnë një takim dhe një konferencë shtypi më vonë.
Bisedimet vijnë një javë pasi Zelensky tha se Trump "po jetonte në një hapësirë dezinformimi" të krijuar nga Rusia dhe presidenti amerikan akuzoi homologun e tij ukrainas si "diktator"./K.C/dritare.net

















