
Zelensky reagon pasi Trump e përzuri nga Shtëpia e Bardhë
E Premte 28 Shkurt 2025, 21:09
Dritare.net
Presidenti i Ukrainës ka reaguar pas takimit të ashpër që pati me presidentin e SHBA-ve Donald Trump dhe zëvendësin e tij JD Vence.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Volodymyr Zelensky falënderon disa herë homologun e tij amerikan dhe amerikanët.
Ja postimi i plotë i Zelensky-t në X:
“Faleminderit Amerikë, faleminderit për mbështetjen tuaj, faleminderit për këtë vizitë. Faleminderit presidentit Donald Trump, Kongresit dhe popullit amerikan. Ukraina ka nevojë për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe ne po punojmë pikërisht për këtë.", thotë Zelensky./K.C/dritare.net

















