
Përplasja e ashpër Zelensky-JD Vance: A ke thënë një herë faleminderit? Po tregon mosrespekt!
Dritare.net
Sot u mbajt takimi mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit të Ukrainës në Shtëpinë e Bardhë. Ky takim nisi dhe përfundoi me debate mes Zelensky-t dhe presidentit Trump që i tha presidentit të Ukrainës: Ti po luan me Luftën e Tretë Botërore.
Në debat u përfshi dhe zëvendësi i Trump-it, JD Vance, i cili tha se: "Negociatat ishin të nevojshme pasi ne e pamë Joe Biden dhe fjalët e Presidentit të Shteteve të Bashkuara kishin më shumë rëndësi sesa veprimet e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Ajo që e bën Amerikën një vend të mirë është angazhimi i Amerikës në diplomaci. Kjo është ajo që po bën Presidenti Trump.”, këmbënguli ai.
Por Zelensky nuk ishte i kënaqur me këtë, duke u përgjigjur se Putini theu vazhdimisht marrëveshjet e mëparshme të rëna dakord me vendet e tjera. “Pra, për çfarë lloj diplomacie, JD, po flisni?”
Kjo bëri që Vance të shpërthejë, duke akuzuar Zelenskyn për “mosrespektim” dhe për organizimin e “tureve propagandistike”.
“A keni thënë faleminderit një herë?”, tha JD Vance.
Kur ai përpiqet të argumentojë, Trump ndërhyn dhe i thotë:
"Mos na thuaj se çfarë do të ndjejmë. Ju nuk jeni në gjendje të diktoni se çfarë do të ndiejmë … Ju e keni lejuar veten të jeni në një pozitë shumë të keqe … Nuk i keni letrat tani me ne. Ju po luani kumar me jetët e miliona njerëzve, po luani me Luftën e Tretë Botërore. Dhe kjo që po bëni është shumë mosrespekte ndaj këtij vendi."/K.C/dritare.net

















