Na ndiqni edhe në

Bota

Trump dëbon Zelensky-n: Kthehuni kur të jeni gati për paqe!

Trump dëbon Zelensky-n: Kthehuni kur të jeni gati për paqe!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbërriti në Shtëpinë e Bardhë të premten për të pestën herë vitet e fundit, por këtë herë në një kontekst tjetër. Megjithatë, klima u përkeqësua shpejt dhe presidenti amerikan e dëboi presidentin ukrainas, duke i thënë që të kthehej kur të ishte gati për paqe.

Qëllimi ishte nënshkrimi i marrëveshjes për tokat e rralla dhe ndarja e fitimeve të mëdha të pritshme me SHBA-në, por pas fjalëve të mira të Presidentit Trump, Volodymyr Zelensky, dëgjoi liderin amerikan ta akuzonte atë.

Ai i tha hapur:“Nuk ke ushtarë mjaftueshëm, nuk na thua dot armëpushim apo jo. Ju jeni duke luajtur bixhoz me Luftën e Tretë Botërore, nuk keni letra në dorë. Të dhashë forcë të jesh i ashpër. Nuk mendoj se do të ishe i ashpër pa SHBA-në. Njerëzit tuaj janë shumë të guximshëm, por ose bëni një marrëveshje ose ne jemi jashtë. Nëse ne ikim, ju do të luftoni, por nuk i keni kartat.”, i tha ai Zelensky-t, duke shtuar: “Kthehuni kur të jeni gati për paqen”./K.C/dritare.net