
Bardhi shpërthen ndaj Ibrahimaj: Shërbëtore, trego e kujt është shtëpia që jeton!
E Enjte 22 Dhjetor 2022, 11:11
Dritare.net
Deputeti demokrat Gazmend Bardhi i është përgjigjur me tone të larta deklaratës së ministres Ibrahimaj, e cila i cilësoi ata si opozita e vulës. Bardhi e cilësoi ministren si shërbëtore të oligarkëve.
"Një shërbëtore e oligarkëve. Të sjellë fakte, dhe askush nuk ka të drejtë t’i drejtohet deputetëve si “përfaqësues të opozitës së vulës”. Varfëri në përgjigje nuk na vendosni dot epitet.
Spiropali tërhiqi mbrapsht mesazhet tua se nuk kërcënohemi dot prej jush. Nuk bërë akuzë penale. Por e pyeta se në cilën shtëpi jeton, në cilën shtëpi dhe kush është pronari. A është një pronar oligark?", tha Bardhi./Xh.Xh/dritare.net

















