Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Balluku mungon në Kuvend, Zhupa: Ku e keni zv. kryeministren?

Balluku mungon në Kuvend, Zhupa: Ku e keni zv. kryeministren?

Deputetja e PD, Ina Zhupa teksa shprehu kritika për buxhetin e shtetit, komentoi edhe mungesën e Belinda Ballukut në seancë. Deputetja iu drejtua socialistëve se ku është zëvendës kryeministrja, e cila pak ditë më parë u mor e pandehur nga SPAK me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera për tunelin e Llogarasë.

Me ironi, ajo tha se Balluku u shqetësua nga epitetet e Klevis Balliut pasi ishte në garë se kush do t’i vendoste epitete më të spikatura kryeministrit.

“Ku e keni sot zv kryeministren e Shqipërisë, atë që u shqetësua nga epitetet e zotit Balliu apo se ndjente rivalite se kush i jepte epitet më të spikatura kryeministrit. Ku e keni drejtuesen politike të 10 qarqeve? Pse nuk e keni këtu të bëjë interpelancën me kolegun Balliu. T’i japë llogaritë shqiptarëve se ku janë paratë e tyre, këto para të buxhetit që doni t’i kaloni pa paketë fiskale vetëm që të vidhni. Kjo nuk është ajo që duan shqiptarët.”, tha ajo.
Më tutje, ironizoi teksa tha se ky është shteti i sms-ve, referuar bisedave të Ballukut me vartësin e saj Evis Berberi për shpalljen e kompanisë fituese që do të ndërtonte tunelin e Llogarasë.

“Kush do ta marrë si do ta marrë. Anuloje këtë, e fut këtë. Shteti juaj që krijuat, Diella, e Albania kur do t’i bëjë sms e zv. kryeministrit. Kjo është Shqipëria dixhitale, Shqipëria e SMS. Dixhitalizimi qenkan sms. Shqipëria e sms. Ky është shteti i e-maileve nga të kërkuarit dhe i sms-ve nga të arrestuarit.”, shtoi ajo.