Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Babai punon në Itali, djemtë me bujqësi në Shqipëri!

Babai punon në Itali, djemtë me bujqësi në Shqipëri!

Dritare TV ishte në Luzin e Madh dhe Luzin e Vogël të Kavajës, në tokat ku prodhohen një sërë kulturash. Prodhimi në Kavajë dërgohet në Lushnje, në pikat e grumbullimit, për të pasuar hapin tjetër, të rrugës drejt qyteteve apo vendeve të tjera.

Fermerët tregojnë se toka është ndër më të mirat në Shqipëri, më pjelloret. Në Harizaj, nuk mungon krahu i punës, por frika se prodhimi mund të shkojë dëm, është si çdo vit. Ja çfarë tregon një fermer nga Harizaj, për Dritare TV! Fermerët tregojnë vështirësitë që hasin në këtë sezon, ku grumbullimi në Lushnje lë stok prodhimin, për shkak se kërkon bostane mbi 3 kg.
“Unë kam 700 dynym, 300 prej të cilave i kam mbjellë grurë dhe të tjerat perime, speca, bostan, domate. Këtë vit më shumë po mbjellim grurë. E kanë thënë edhe të vjetrit, njerëzit duan së pari bukë, jo bostan.

Babai punon në Itali, djemtë me bujqësi në Shqipëri!

Këto ditë kemi pasur problem se është ndërprerë eksporti. Që prej ditës së bajramit, deri më sot nuk kemi eksportuar. Një prej fermerëve shkon në Lushnje dhe pyet për të gjithë nëse duhet mall. Grumbullimi i Lushnjes na thotë që nuk do më mall, sepse ka Lushnja vetë. Unë kam mbi 500 kuintal. Por kam shpresë që do të kërkojnë sërish dhe malli do të shitet. I njëjti problem është edhe për specin dhe domaten. Gjithmonë këtë problem kemi pasur. Ne varemi vetëm te grumbullimi, sepse nuk mund të shesim me kilogramë”, tregon fermeri.

Diku më tutje është një djalë që sapo ka mbaruar 9-vjeçaren.

Babai punon në Itali, djemtë me bujqësi në Shqipëri!

“Unë jam në klasën e nëntë. Punoj me xhaxhain. Babai punon në bujqësi në Foggia të Italisë. Atje është më mirë se këtu, paguhet më shumë. Edhe unë dua të iki atje. Unë punoj ngarkim-shkarkim nga ora 05:00 e mëngjesit deri në mbrëmje. Paguhem 15 mijë lekë të vjetra”.

Fermeri në Harizaj, tregon se ndryshe nga vendet fqinje, këtu prodhuesit duhet të merren edhe me eksportin e mallit të tyre, punë të shumëfishta, të cilat shkojnë mbi 15 orë punë.

“Në Itali, në bujqësi punojnë 8 orë dhe ikin, ndërsa ne këtu rrimë gjithë ditën. Ky është problemi këtu, ne duhet të merremi me prodhimin dhe eksportin e mallit. Kur të zgjidhet puna e eksportit, atëherë edhe për ne do të jetë më e thjeshtë”, u shpreh djali për Dritare TV.

Ndërkohë në parlament ka debat për bujqësinë, por që nuk arrin deri në bujku, pasi bujku ka probleme të tjera. Ashtu sikurse tregon fermeri nga Harizaj që e takuam në një pikë të Kavajës, ku po bënte gati mallin për eksport./L.F-dritare.net