Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Babai i Ilaria Sulës kërkon drejtësi: Kishte gjithë jetën para, princesha ime s’e meritoi këtë fund të tmerrshëm

Babai i Ilaria Sulës kërkon drejtësi: Kishte gjithë

Babai i Ilaria Sulës, të resë shqiptare që u vra mizorisht nga ish-i dashuri i saj, Mark Antony Samson, ka bërë një apel prekës për drejtësi ndaj autoriteteve italiane. Flamur Sula shprehu dhimbjen dhe tronditjen e thellë që ka përjetuar familja e tij pas krimit që tronditi opinionin publik.

“Ata njerëz e lënduan shumë familjen time,” u shpreh ai, pasi Prokuroria e Romës kërkoi gjykim të menjëhershëm për autorin e dyshuar të krimit.

“Ilaria kishte një jetë të tërë përpara dhe nuk është e drejtë që princesha ime pati këtë fund të tmerrshëm. Kam besim në sistemin italian të drejtësisë,” tha Sula mes lotësh, duke theksuar se nuk do të ndalet deri në momentin që drejtësia të vihet në vend.

Prokurorët italianë akuzojnë Mark Antony Samson për vrasje me paramendim dhe fshehje të trupit, krime që ai vetë i ka pranuar. Rasti ka shkaktuar reagime të forta në Itali dhe Shqipëri, duke rikthyer vëmendjen te fenomeni i dhunës ndaj grave dhe domosdoshmëria për mbrojtje më të fortë ligjore./K.C/dritare.net