
Aulon Kalaja: Çfarë do të bëj për Durrësin, nëse do të zgjidhem deputet!
Dritare.net
Aulon Kalaja kandidon për deputet në qarkun e Durrësit, për PD-në, në zgjedhjet e 11 majit. Në një intervistë për gazetarin Roland Qafoku në emisionin “Dekalog”, Kalaja tregon se çfarë do të bëjë për Durrësin nëse do të bëhet deputet më 11 maj.
“Unë jam kandidat për qarkun e Durrësit dhe mbuloj zonën e Krujës dhe të Fushë-Krujës, Niklën, Bubqin, Thumanën dhe Malësinë e Krujës. Unë vetë jam nga Fushë-Kruja. Nëse do jem në parlament, një nga iniciativat që do të ndërmarr është konsultimi me ekspertët më të mirë ligjorë, që ajo veliera në Durrës mos jetë më, sepse ajo e ka betonizuar historinë dhe arkeologjinë e Durrësit. Turistët nuk vijnë aty për velierën, por vijnë për arkeologjinë. Një nga betejat e tjera të miat do jetë edhe për Portin e Durrësit.”, thotë Kalaja në DritareTV./K.C/dritare.net

















