
Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën arrest me burg për kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili kërkoi masë më të lehtë sigurie kundrejt garancisë pasurore. Për biznesmenin Elman Abule u vendos masa e sigurisë arrest shtëpie.
Masa u vendos nga gjyqtari Engert Pëllumbi. U la në fuqi masa detyrim paraqitjeje për 3 biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi dhe Shkëlqim Fusha./L.F-dritare.net

















