
Çanta e parë Birkin e Hermès shitet për 10 milionë dollarë. Më e shtrenjta në histori
Dritare.net
Një çantë e zezë lëkure Birkin, e përdorur, e gërvishtur dhe me njolla, është shitur për një shumë rekord prej 10 milionë dollarësh (8.6 milionë euro) në një ankand të organizuar nga Sotheby’s, duke u bërë çantë më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në ankand.
Kjo nuk ishte një çantë e zakonshme: ishte Birkin-i i parë në histori, dizajnuar nga shtëpia franceze Hermès për aktoren dhe këngëtaren britanike Jane Birkin. Ikona e stilit e përdori këtë çantë çdo ditë nga viti 1985 deri më 1994.
Pas një lufte të zjarrtë 10-minutëshe mes nëntë koleksionistëve, çanta u shit për 7 milionë euro (8.2 milionë dollarë) pa taksat dhe tarifat, të cilat e çuan çmimin total në 10 milionë dollarë. Blerësi fitues ishte një koleksionist privat nga Japonia, njoftoi Sotheby’s.
Çanta ishte pjesë e një ankandi online që përfshinte edhe veshje nga Alexander McQueen dhe Christian Dior. Kjo shitje shënon një moment historik për objektet e modës që kthehen në vepra arti me vlerë muzeale miliona dollarë./L.F-dritare.net

















