
Amerika voton. Qendrat e para të votimit janë hapur në 8 shtete!
Dritare.net
Amerikanët kanë nisur tashmë të votojnë për të zgjedhur se kush do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë në katër vitet e ardhshme. Gara mes Nënpresidentes Kamala Harris dhe ish-Presidentit Donald Trump është tepër e ngushtë.
Qëndrat e para të votimit për zgjedhjet presidenciale të SHBA janë hapur në 8 shtete: Connecticut, New Jersey, New York, New Hampshire, Virginia, Indiana, Kentaki dhe në Maine.
Zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe ish-presidenti Donald Trump kanë nevojë për të paktën 270 vota elektorale për të fituar. Shtetet e fushës së betejës Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Ëisconsin pritet të jenë thelbësore në rrugën e tyre drejt fitores.
Rezultatet e para të ditës së zgjedhjeve janë marrë nga Dixville Notch, Neë Hampshir, ku janë hedhur 6 vota nga votuesit. Numërimi përfundimtar i lexuar nga zyrtarët rreth orës 12:10 të mëngjesit të së martës (5 nëntor) ishte 3 për Trump dhe 3 për Harris.
Janë mbi 244 milionë qytetarë me të drejtë vote ndërsa përpara ditës së zgjedhjeve të së martës, më shumë se 81 milionë amerikanë votuan para kohe, qoftë personalisht në qendrat e votimit ose nëpërmjet postës./E.P/dritare.net

















