
Altin Dumanit i garantohet mbrojtje fizike deri në 3 vjet pas largimit si kreu i SPAK
Dritare.net
Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme miratoi një sërë vendimesh, mes të cilave edhe ndryshimin e ligjit për mbrojtjen e prokurorëve dhe gjykatësve të SPAK, GJKKO dhe BKH.
Sipas vendimit të miratuar sot, për kreun e SPAK, Altin Dumani (dhe çdo drejtues tjetër të SPAK), pas përfundimit të mandatit garantimi i mbrojtjes personale do të bëhet nëpërmjet shoqërimit me truprojë të nivelit bazë dhe truprojë të nivelit të mesëm për 3 vite.
Ndërkohë kreu i GJKKO Erjon Bani dhe drejtuesja BKH Aida Hajnaj, pas lirimit nga detyra garantimi i mbrojtjes do të bëhet nëpërmjet shoqërimit me truprojë të nivelit bazë dhe truprojë të nivelit të mesëm për dy vite.
Si ishte ligji:
Garantimi i mbrojtjes personale të kryetarëve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme dhe drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit bëhet nëpërmjet shoqërimit meruprojë të nivelit bazë dhetruprojë të nivelit të mesëm atë kohëzgjatjes së mandatit dhe për një afat jo mëshumë se 2 vjet pas përfundimit të tij.
Si u ndryshua:
Garantimi i mbrojtjes personale të kryetarëve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit bëhet nëpërmjet shoqërimit me truprojë të nivelit bazë dhe truprojë të nivelit të mesëm gjatë kohëzgjatjes së mandatit dhe për një afat jo më shumë se 2 (dy) vjet pas përfundimit të tij. Garantimi i mbrojtjes personale të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme bëhet nëpërmjet shoqërimit me truprojë të nivelit bazë dhe truprojë të nivelit të mesëm gjatë kohëzgjatjes së mandatit dhe për një afat jo më shumë se 3 (tre) vjet pas përfundimit të tij.”./dritare.net

















