
Albanologu Palnikaj: Ja nga ndryshon hakmarrja nga gjakmarrja!
Dritare.net
Në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila ishte i ftuar albanalogu Mark Palnikaj për të folur lidhur me Kanunet që ekzistojnë në vendin tonë dhe si e kanë rregulluar ato jetën edhe në momente kur shteti nuk ka qenë ekzistent.
Albanologu ka treguar ndryshimin që ka mes gjakmarrjes dhe hakmarrjes ku tha se në rastin e parë merrej një jetë për një jetë dhe nuk lejoheshin torturat. Ai tregoi se nuk prekeshin gratë dhe fëmijët dhe fëmijët dhe shpesh duhet të paguaje edhe para që të laje gjakun.
"Gjakmarrja përfshihet në Kanun, kurse hakmarrja është mes klanesh…pra një klan heq qafe një klan tjetër. Nëse ti bën një gjë unë të bëj 10-fishin. Tek ata që zbatonin Kanunin nuk ekzistonte hakmarrja. Ndaj thuhet se kur vret dikë në malësi vret dhe një thes me lekë të tuat. Ndaj shumë shpesh njerëzit kanë lënë toka e gjithçka, ja kanë dhënë gjakësit vetëm që mos t’i vriste aty ku do shkonin. Kanuni e ka të përcaktuar që nuk mund të vrasësh dikë për asnjë lloj faji vetëm nëse ka vrarë dikë tjetër apo ka dhunuar gratë ose vajzat. Nderi i gruas ishte i rëndësishëm dhe vrasja vetëm për këto të dyja mund të vrasësh", u shpreh Palnikaj./M.K/dritare.net

















