Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

A do ia hiqni imunitetin Ballukut? Ja çfarë thotë Rama!

A do ia hiqni imunitetin Ballukut? Ja çfarë thotë Rama!

Kryeministri Edi Rama u shpreh qartë për rastin e ministres Belinda Balluku gjatë një takimi me gazetarët, duke theksuar se nuk do të mbajë “asnjë fjalë avokatie” për të. I pyetur nëse do t’i hiqet imuniteti ministres, Rama theksoi se çështja është një rast i veçantë që prek pushtetet dhe se parlamenti dhe Këshilli i Mandateve nuk funksionojnë si zyrë noterie për kërkesat e SPAK.

“Askush dhe askush tjetër nuk ka hyrë në përmbajtjen e rastit. Por ky rast ndryshe nga raste te tjera sepse ka ardhur tek ne. Nuk është një rast në rrugën e pushtetit gjyqësor të cilin si shumë raste të tjera prokuroria e ndjek pa pasur nevojë të ndalojë në derën tonë. Kur rasti vjen në derën tonë, flas të pushtetit legjislativ, atëherë pushtetit legjislativ duhet të shprehet. KM nuk është zyrë noterie dhe parlamenti nuk noterizon kërkesat që vijnë. Nuk do të doja ta kishe përmendur atë 16 mijë faqe me prova se ajo më provokon dhe më ka provokuar që ditën e parë. Po të isha unë në Këshillin e Mandateve do të t’iu thoja çohu ikni dhe kthehuni e një dosje për deputetët. Nuk mund të vini këtu me 16 mijë faqe që i quani prova.

Nuk janë produkt hetimi. Janë 16 mijë faqe ku janë futur brenda kontrata, studime, arkivi i ministrisë futur brenda. 16 mijë faqe janë një vadat me dokumente zyrtarë dhe kjo është afër mendsh ska nevojë ta shohësh. USB e sjellë nga prokuroria nuk e ka tërhequr asnjë deputet i PS dhe as avokati ministres. Për të mos krijuar asnjë shteg që pastaj të tjerët të thonë i kanë nxjerrë këta. Nuk kemi të bëjmë me ndryshim qëndrimi, kemi të bëjmë me një qëndrim të duhur shumë korrekt sepse rasti vjen në parlament. Dhe përpara se të vinte në parlament, rasti erdh i u fut në territorin e pushtetit ekzekutiv me një kërkesë skandaloze për pezullim e pa ndodhur në historinë e botës. Në parlament do të mbajmë qëndrim”, tha Rama./K.C/dritare.net