Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

A i kërkuat Ballukut të takojë Ramë Gecin? Si përgjigjet kryeministri!

A i kërkuat Ballukut të takojë Ramë Gecin? Si

Gjatë një konference për shtyp, kryeministri Rama u pyet për disa mesazhe të përfshira në dosjen e SPAK-ut lidhur me zv.kryeministren Belinda Balluku, ku ai përmendej teksa i kërkonte Ballukut të takonte biznesmenin Ramë Geci.

Rama tha se detyra e tij është të takohet me biznesmenë dhe sipërmarrës, duke theksuar se nuk ka asgjë të çuditshme në këtë kërkesë drejtuar Ballukut.

“Ramë Geci është një njeri i respektuar që punëson mijëra njerëz. Nëse i them ministrave ‘takoni këtë apo atë’, nuk është se e njoh personalisht çdo gjë për Ramë Gecin në çdo rast, por e bëj për të dhe për gjithë bashkëpunëtorët e tij sa herë ka nevojë. Kryeministrat dhe kolegët e mi shpenzojnë pjesë të kohës për të takuar sipërmarrës dhe për t’u interesuar për nevojat e tyre. Pra, nëse kam thënë ‘takoje’, nuk ka asgjë të çuditshme, sepse mund të kem pasur interes edhe më shumë herë për problemet e tij”, tha Rama.

Ai shtoi: “Unë do të takoja këdo që do, me zemër të hapur dhe mendje të mirë. Njeriu nuk mund të fajësohet apo dyshohet kurrë për kë takon”.

Në dosjen hetimore të SPAK-ut është zbardhur edhe një mesazh i Ballukut drejtuar ish-vartëses së saj, Evis Berberi, ku tregohej se ajo ishte takuar me Ramë Gecin me kërkesë të kryeministrit. Mesazhi është dërguar më 26 shtator të vitit të kaluar, dhe Berberi i ka shkruar: “E kishte takuar sot. Të kaloj nga zyra se e takova para një ore në kantier, bëra një xhiro në gjithë unazën”./K.C/dritare.net