Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Po bënte palestër, ndërroi jetë nga arresti kardiak Enea Andrea!

Po bënte palestër, ndërroi jetë nga arresti kardiak Enea

Enea Andrea, ish-basketbollist i Dinamos dhe Kombëtares, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare teksa bënte palestër.

Enea, i cili sëfundmi bënte edhe komentatorin e NBA në një nga platformat sportive në vend, nuk është ndjerë mirë teksa bënte ushtrimet.

Pavarësisht ndihmës, ish-sportisti nuk ka mundur ti mbijetojë arrestit kardiak, teksa edhe në të kaluarën kishte shfaqur probleme.

Enea ndër të tjera është edhe vëllai binjak i aktorës së njohur Ema Andrea, ndërsa lajmi për vdekjen e parakohshme ka tronditur të afërmit dhe miqtë e 54-vjeçarit.